Kaos te Mali i Zi, trajneri dhe dy lojtarë braktisin ndeshjen me Kosovën

Kur na ndan më pak se një orë nga fillimi i sfidës midis Malit të Zi dhe Kosovës, një lajm befasues vjen nga media serbe “blic”. Trajneri serb i përfaqësueses malazeze Ljubisha Tumbakoviç do të bojkotojë takimin.

Sipas “blic” ky vendim i papritur i trajnerit vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes vjen si pasojë e presionit kryesisht politik. Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Saviçeviç, i ofroi teknikut 66-vjeçarin mundësinë e vijimit të punës pas ndeshjes së sotme, por ka qenë vetë Tumbakoviç që ka refuzuar këtë ofertë, duke u shprehur se nuk do ishte profesionale që të rikthehet një trajner që braktis skuadrën.

Krahas trajnerit edhe dy lojtarë të tjerë kanë refuzuar të luajnë kundër Kosovës. Bëhet fjalë për dyshen e futbollistëve të Cërvena Zvezdës, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, të dy lojtarë të etnisë serbe. Me shumë gjasa ky vendim mbyll përgjithmonë karrierën e tyre me fanellën e kombëtares malazeze.

FORMACIONET
Mali i Zi: Mijatoviç, Marushiç, Vujaçiç, Simiç, Saviçeviç, Kosoviç, Sçekiç, Beqiraj, Mugosha, Jankoviç, Veshoviç

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Halimi, Voca, Celina, Rashica, Zeneli, Muriqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online