Ofertë me paketë, Barça hap thesin për dyshen e talentuar të Ajaksit

0

Barcelona e ka ndarë mendjen dhe është gati të ofrojë në Katalunjë dyshen e talentuar të Ajaksit: Frenki De Jong dhe Matijs De Ligt. I pari luan në rolin e mesfushorit dhe është 21 vjeç, ndërsa i dyti aktivizohet si mbrojtës dhe është 19 vjeç.

Ata janë ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet e mëdha europiane, ndërsa e ardhmja e tyre është Barcelona. Siç citon “El Mundo Deportivo”, Erik Abidal, drejtori sportiv i Barçës ka darkuar me zyrtarë të klubit holandez dhe palët janë afër arritjes së marrëveshjes.

Abidal ka “vendosur në pjatë” 140 milionë euro për kartonët e dyshes tulipanë: 75 milionë euro për De Jong dhe 65 të tjera për De Ligt. Një ofertë fantastike për Ajaksin, që vështirë ta refuzojë.

I vetmi problem mbetet fakti që Barcelona i dëshiron lojtarët që në janar, ndërsa klubi i “shigjetarëve” nuk dëshiron të dobësohet kaq shumë në mesin e sezonit. Një gjë e tillë është e zgjidhshme, rëndësi ka që oferta e Barçës është pothuajse e parefuzueshme dhe dy lojtarët e talentuar mund të jenë shokët e rinj të Leo Mesit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.