Bufon: Sulmi i Liverpulit është kërcënim, por unë jam gati

0

Bufon pritet që të jetë titullar në ndeshjen e sotme mes Liverpulit dhe PSG-së. 40-vjeçari do të ketë një mision të vështirë, për të ndalur treshen Salah-Mane-Firmino. Edhe pse kundër tij do të jetë një treshe e frikshme, italiani beson se skuadra e tij do ia dalë për ta kaluar dhe këtë ndeshje me kujdes, duke treguar se është i vetëdijshëm për punën e vështirë që do të ketë.

“Liverpuli ka një skuadër shumë të fortë, sidomos duke parë se çfarë kualiteti kanë në repartin sulmues. Me lojtarë si Salah, Mane dhe Firmino, ata kanë shumë kreativitet dhe prodhojnë një ndeshje me shumë ritëm dhe natyrshëm që krijojnë një kërcënim të madh.

“Gjatë gjithë karrierës sime kam dashur të provoj veten kundër më të mirëve dhe për momentin nuk mund të mendosh se ka ndonjë skuadër me sulmin më të mirë se Liverpuli në Europë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.