Goli dhe paraqitja, vjen vlerësimi për Kristi Qosen

Kristi Qose në fundjavë spikati me Ruzomberok në Sllovaki. Në fakt kemi të bëjmë me një sezon të mirë në total të mesfushorit,  i cili edhe po shkon shpesh te goli. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit që skuadra e tij barazoi në transfertë ndaj Slovan Bratislava.

Mesfushori korçar shënoi në fund të pjesës së parë, por kryesuesit e kampionatit baraspeshuan gjithçka në fraksionin e dytë të lojës. Një pikë për Ruzomberok dhe fjalë të mira për Qosen. Por jo vetëm kaq.

Futbollisti 23-vjeçar është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës së 16-të. Paraqitja e bërë, e shoqëruar edhe me gol, është vlerësuar në Sllovaki. Për Qosen ishte ndeshja e 14-t, ndërkohë që deri më tani ka arritur të shënojë edhe pesë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online