Ofertë 55 milionë euro nga Junajtid, kërkohet mesfushori goleador

Mançester Junajtid ia ka dalë të mbyllë me sukses negociatat për kartonin e mbrojtësit Herri Meguajër nga Lestër Siti. Tani që zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm një formalitet, fokusi i drejtuesve të klubit anglez është drejt Portugalisë.

Mesfushori i Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes, është lojtari i radhës që “djajtë e kuq” duan ta bëjnë të tyrin. Sipas së përditshmes portugeze “O Jogo”, oferta e parë e ekipit anglez kap kuotën e 55 milionë eurove.

Megjithatë Sporting nuk pranon ta lëshojë mesfushori golashënues pa 80 milionë euro. Fernandes ka qenë lojtari më i rëndësishëm i skuadrës nga Lisbona gjatë viteve të fundit. Edhe pse një mesfushor, 24-vjeçari ka një raport të shkëlqyer me golin falë goditjeve nga distanca. Në sezonin e fundit, mesfushori realizoi 20 gola në 33 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online