Korabi dhe Kastrioti nisin stërvitjen, fytyra të reja në të dy skuadrat

Klubet e Kategorisë së Parë po bëhen gati për sezonin e ri. Ditën e djeshme Korabi dhe Kastrioti kanë njoftuar fillimin e fazës përgatitore të sezonit të ri. Dibranët e drejtuar Dorian Bubeqi kanë filluar përgatitjet në kompleksin “Internacional” në Tiranë, ku stërviten prej disa vitesh.

Në stërvitjen e ekipit dibran bie në sy prania e ish-kapitenit, Sokol Mziu, megjithatë klubi ende nuk ka zyrtarizuar firmëm me mesfushorin mëngjarash.

Zhvendosemi në Krujë, ku lojtarët e Kastriotit janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu. Në seancën e parë stërvitore të krutanëve për sezonin e ri morën pjesë disa nga  titullarët e vitit të kaluar  si Patrik Bardhi, Taulant Marku, Ersil Ymeraj dhe afrimi i merkatos së verës Xhulio Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online