Nuk ka vend për dy Vidal te Barcelona

Tek Barcelona mund të qëndrojë vetëm një Vidal. Klubi katalanas ka zyrtarizuar sot largimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Aleiks Vidal te skuadra e Seviljas. Mbrojtësi 28-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Barcelonën pas tri sezonesh ku nuk la shumë shenjë, ndoshta edhe për shkak të një dëmtimi horror në kyçin e këmbës që e la për më shumë se nëntë muaj në infermieri.

Nga transferimi i spanjollit, Barça do të arkëtojë 12 milionë euro. Krahu i djathtë i mbrojtjes së katalanasve gjatë sezonit të fundit ishte i blinduar nga bashkëkombësi i Vidal, Sergi Roberto, ndërsa statusi i rezervës, që e kishte mbajtur në dy sezonet e mëparshme iu mor nga blerja e verës së shkuar Nelson Semedo, çka dhe solli që Vidal të merrte vetëm 450 minuta në La Liga, dhe ato shumicën e rasteve si zëvendësues e jashtë pozicionit të tij natyral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online