Daja nuk i jep asnjë minutë, francezi drejt largimit

0

Fanxho Kasembe Latir është bashkuar me Flamurtarin prej pak ditësh dhe ka qenë nën vëzhgimin e trajnerit Ilir Daja, të cilit i është dashur që të vlerësojë cilësitë e sulmuesit.

Gjithsesi ,“Sport Ekspres” mëson se lojtari në fjalë nuk ka pasur as edhe një minutë në testin miqësor që skuadra kuqezi ka zhvilluar ditën e sotme AEK U-20. Një sinjal i qartë se 21-vjeçari nuk e ka bindur dot teknikun kryeqytetas as që t’i japë një mundësi në takimin miqësor.

Gjithsesi ende nuk është thënë fjala e fundit, por të gjithat premisat të çojnë që aventura e Kasembes tek Flamurtari ka marrë fund dhe ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës vlonjate në edicionin e ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.