Nuk ka pushim te Teuta, Bushiç gjen golin dhe Arapi debuton

Teuta luajti dje përballë Flamurtarit në “Niko Dovana”, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiore. Djemtë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi nuk morën dot më shumë se një pikë përballë ekipit vlonjat, pavarësisht se luajtën thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë me një lojtar më shumë në fushën e lojës.

Pa kaluar 24 orë nga kjo sfidë, Teuta ka zbritur sërish në fushë, kësaj radhe një ndeshje miqësore, përballë KF Vëllaznimit. Ndeshja u ndërpre në minutën e 80’ për shkak të kushteve atmosferike të rënduara dhe u mbyll me rezultatin 2-2.

Golat për KF Vëllaznimin u shënuan nga Almedin Murati, ndërsa për Teutën realizuan Vecaj dhe Bushiç, i cili shënon golin e parë me fanellën durrsake. Në këtë takim, u aktivizua edhe Renato Arapi, i cili debutoi me skuadrën e tij të re.

Miqësore, 28 janar 2019

Teuta – Vëllaznimi  2-2
Shënues: Bushiç, Vecaj / A. Murati x2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online