Guardiola “tërbon” Realin, trajneri snobon arritjet e galaktikëve

Pep Guardiola njihet si një nga trajnerët më të suksesshëm të viteve të fundit, teksa fitoi trofe të shumtë në kohën kur drejtonte Barcelonën si dhe Bajernin e Mynihut.

Aktualisht, spanjolli është në krye të Mançester Sitit, teksa këtë sezon ndodhet në vendin e dytë, katër pikë më pak se Liverpuli kryesues. Tekniku 48-vjeçar, njihet për deklaratat e tij të veçanta herë pas here dhe së fundmi në një intervistë të dhënë për mediat angleze ka marrë vëmendjen e të gjithëve, sidomos në Spanjë.

Guardiola u pyet për ekipet më të mira të kësaj dekade dhe spanjolli veçoi Bajernin, Barcelonën dhe Juventusin, duke snobuar totalisht Realin e Madridit, i cili ka fituar për tre vite radhazi Championsin.

“Ekipet më të forta të dekadës? Do të thoja Juventusi, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona. Janë tre ekipet më të mira në Europë, për sa i përket 10 viteve të fundit. Sepse sezon pas sezoni kanë fituar kampionatin dhe kupën. Kur vjen fundi i sezoni ata janë gjithmonë në krye”, përfundoi Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online