Monako vendosi t’i besonte përsëri, Zhardim shpjegon arsyen e kthimit

Monako po kalon një ndër sezonet e tij më të vështirë, ku pavarësisht se ka në grup lojtarë si Fabregas apo Falkao, rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Së fundmi, në ekipin francez u rikthye trajneri Leonardo Zhardim.

Portugezi, i cili u shkarkua vetëm disa muaj më parë, u rikthye përsëri në krye të Monakos, pasi ekipi nga prinicipata largoi Tierri Henrin. Zhardim debutoi në sfidën e kësaj fundjave ndaj Dijon, ku humbi me shifrat 2-0. Në konferencën e tij të parë të dhënë për mediat, tekniku shpjegoi arsyen e kthimit.

“Së pari dhe mbi të gjitha, nuk mund t’i them kurrë jo njerëzve që më ndihmuan. Pesë vite më parë, kur më larguan nga Sportingu, Monako më dha besim të madh. Kjo ishte arsyeja kryesore që pranova të rikthehem, pasi më duhet të jap ndihmën time që klubi ta kalojë këtë situatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online