Nuk ka mrekulli për Reus, La Liga fundos katalanasit!

Komisioni i disiplinës  pranë La Ligës nuk ka treguar mëshirë ndaj klubit Reus Deportu, duke e dënuar me tre vite pezullim nga futbolli profesionist dhe 250 mijë euro gjobë. Me marrjen e këtij vendimi, lojtarëve u jepet e drejta të shkëpusin marrëdhënien me klubin nëse ata e dëshirojnë një gjë të tillë.

Gjatë tri viteve të ardhshme, klubi katalanas nuk do të ketë të drejtë të luajë në dy divizione e para të futbollit spanjoll. Ky vendim mund të apelohet brenda 15 ditëve. Ndeshjet e mbetura të  klubit në Segunda Divizion do të konsiderohen si fitore me rezultat 1 – 0 për kundërshtarët.

Megjithatë, ekziston një opsion, ku dënimi 3-vjeçar mund të reduktohet në rast se pronarët e rinj amerikan prezantojnë plane konkrete për të ardhmen afatgjatë të klubit katalanas, por për këtë do  të duhet një apelim i dytë në një gjykatë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *