Askush si ai, Dani Alvesh hyn në historinë e PSG-së

Mesfusha është kthyer në një makth për skuadrën e PSG-së. Dëmtimi i Verratit dhe raporti i keq i klubit me Adrien Rabio kanë detyruar trajnerin Tomas Tuhel të bëjë disa eksperimentime të çuditshme.

Në takimin e djeshëm dyshja e mesfushës përbëhej nga dy mbrojtës, të dy brazilian. Bëhet fjalë për Dani Alvesh dhe Markuinjos. 35-vjeçari Alvesh luante për herë të parë në këtë pozicion, që dashur pa dashur e fut në historinë e PSG-së.

Braziliani bëhet i pari futbollist i parisienëve që ka luajtur në çdo repart të fushës: Portë, Mbrojtje dhe Sulm.

Nëse po vrisni mendjen se kur ka luajtur Alvesh si portier, duhet të kthehemi në 6 shkurt të 2018-ës, në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Soshos, ku pas daljes me të kuqe të portierit Kevin Trap, Alvesh u fut të mbronte kuadratin e skuadrës për shkak të ishin kryer tre zëvendësimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online