Notat: Gjimshiti fitoi derbin shqiptar, Strakosha pa faj

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Atalanta duket se nuk ka ndërmend të ndalet këtë sezon, me bergamaskët që morën një triumf jetik në sfidën direkte ndaj Lacios një ditë më parë, me shifrat 1-3.

Protagonist në këtë takim ishte padyshim Berat Gjimshiti, i cili ishte pjesë e golit të tretë të Atalantës, me mbrojtësin tonë që detyroi Wallace, të shtynte topin drejt rrjetës së tij. Gjithashtu, në shtypin italian është vlerësuar shumë paraqitja e tij, teksa ka merituar notën e lartë 7.

Gjimshiti 7 “Perfekt në fazën mbrojtëse, ka meritën e madhe se mbylli ndeshjen, duke shkaktuar autogolin që çoi ndeshjen në 3-1, duke vënë nën presion Wallace. I sigurt dhe i vëmendshëm, mbrojtës i shkëlqyer”.

Ndërkohë, nga ana tjetër Tomas Strakosha ishte i pafat, me portierin tonë që është vlerësuar mesatarisht në Itali. Notën 6 i ka dhënë Eurosport.it, gardianit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *