Eksperiencë, durim dhe Terim: Gallatasaraj parakalon ekipin e Erdoganit!

Çdo sezon leksioni është i njëjti: paraja blen thuajse gjithçka, por nuk blen dot historinë, mentalitetin fitues, eksperiencën…

Në Turqi u duk sezoni i Bashakshehirit, klubit anonim nga Stambolli që para pak vitesh u privatizua me bekimin e presidentit Erdogan dhe krejt papritur nisi investime të frikshme, duke afruar shumë lojtarë të famshëm e më paga të konsiderueshme.

Rritja e Bashakshehirit shkoi kundër rrymës, sepse kampionati turk ka pasur krizë të thellë financiare dhe klubet gjigante kanë ulur ndjeshëm shpenzimet, të detyruar nga borxhet e shumta. Jo më superstarë në fund karriere, por pak lojtarë me emër dhe shumë turq, mundësohet të rinj.

Këtu përfitoi Bashakshehiri, sepse Fenerbahçe është në krizë të thellë dhe Beshiktashi e Gallatasaraj nuk kanë më ekipet e frikshme të viteve të shkuara.

Për muaj të tërë Bashakshehiri mori kreun dhe pati edhe shkëputje të frikshme, aq sa u duk se gara për titull mbaroi pa ardhur pranvera.

Megjithatë, emra si Emre, Arda Turan, Adebajor e Robinjo janë në fund të karrierës dhe nuk kanë rezistuar dot fizikisht. Javët e fundit kanë qenë një torturë e vazhdueshme. Bashakshehiri ka lënë pikë në disa ndeshje rresht dhe nuk ka as entuziazmin e tifozëve nga pas, sepse bëhet fjalë për një klub që më zor i bën bashkë 10 mijë vetë.

Ndërkaq, Luanët e Stambollit, Gallatasaraj, kanë marshuar pa ndalur dhe me fitoren e djeshme 2-0 në derbi kundër Beshiktashit më në fund e kanë kapur rivalin e ri të qytetit.

Një makinë diesel ajo e të madhit Fatih Terim, i cili ka punuar pa zhurmë dhe ka ulur herë entuziazmin e herë depresionin e tifozerisë të jashtëzakonshme që mbështet ekipin edhe në stërvitje.

Tre ndeshje nga fundi, Gallatasaraj i pari për golaverazh më të mirë dhe në horizont është përballja finale, Gallatasaraj-Bashakshehir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online