Një vizitor special te Kukësi, Gjokën e shqetësojnë dy titullarë

Kukësi vijon me përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Tiranën. Trajneri Ernest Gjoka po mendon për formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër verdhebluve. Ka disa pikëpyetje dhe lidhet me gjendjen e dy prej titullarëve.

Vasil Shkurtaj dhe Valdet Rama ditën e sotme janë stërvitur të diferencuar. Prania e tyre në ndeshjen me Tiranën është në dyshim, por po bëhet maksimumi që të jetë në dispozicion të stafit teknik. Nesër, në seancën e fundit para ndeshjet do të kuptohet më mirë nëse do jetë gati apo jo.

Shkurtaj dhe Rama duke u përgatitur të diferencuar

Në ndeshjet e fundit trajneri Gjoka për arsye dëmtimi nuk ka pasur kapitenin Ylli Shameti, ndërkohë që edhe Irakli Dzaria ka pasur probleme shëndetësore. Për sfidën me Tiranën është rikthyer mesfushori Vesel Limaj, i cili mungoi kundër Flamurtarit për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

KRASNIQI – në seancën e sotme stërvitore Kukësi pati edhe një vizitor special. Mbrojtësi Gëzim Krasniqi, i dëmtuar në ndeshjen me Kastriotin, është operuar në gju dhe me paterica kishte udhëtuar drejt Pezë-Helmësit dhe ka takuar shokët e skuadrës.

Gezim Krasniqi në Pezë Helmës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online