“Do kalbet në stol”, Kamer Qaka merr paralajmërimin e fortë

Kamer Qaka mezi pret të largohet nga Rumania. Mesfushori shqiptar  kaloi nga Poli Iashi te FCSB në verë, por shumë shpejt bëri prapakthehu. Që aty nisën problemet, edhe pse në fillim ai po luante te skuadra e tij dhe po bënte mirë. Pas janarit ka luajtur vetëm katër ndeshje, ndërkohë që nervozizmin e tij e tregojnë edhe kartonët e shumtë të verdhë.

Plot 12 herë i është treguar i verdhi mesfushorit dhe presidenti i Poli Iashit, Adrian Ambroze, deklaron: “Kartonët që dëmtojnë skuadrën paguhen nga lojtarët, sidomos kur janë në sasi të mëdha dhe pa justifikim. Për këtë arsye, Qaka ka marrë shumë gjoba”.

Mes të tjerave numri një i klubit rumun ka deklaruar se Qaka nuk e ka më mendjen të luajë, madje thekson se duke vazhduar kështu mesfushori do të mbetet në stol dhe kjo normalisht që do e penalizojë atë të transferohet diku tjetër.

“Nuk e ka më mendjen te futbolli, por te merkatoja. Nuk jep maksimumin në stërvitje dhe për pasojë as në ndeshje. Faji i menaxherëve, që shkatërrojnë futbollistët. Nëse vijon kështu, do kalbet në stol dhe askush nuk do e dojë më”, shprehet Ambroze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online