Arsenali mundi Napolin me një gol që nuk do të konsiderohet më i rregullt!

Arsenali hoqi qafe pa shumë probleme Napolin në çerekfinalet e Europa League, krejt ndryshe nga sa pritej, sepse bëhej fjalë për një ndër sfidat më të ekuilibruara në letër.

Në kthim vendosi një supergol i sulmuesit Aleksandre Lakazet, direkt nga goditja e dënimit. 33 gola e 13 asiste që prej debutimit të tij në gusht 2017 për sulmuesin francez, më shumë se çdo lojtar tjetër tek Arsenali.

Kurioz është fakti se goli i tij në Napoli prej sezonit të ardhshëm do të anulohet. Goditja perfekte e francezit u ndihmua edhe nga barrikada, ku ishin disa lojtarë të Arsenalit, që shtynin ata të Napolit dhe i bllokonin rrezen e shikimit portierit Meret.

Prej sezonit të ardhshëm nuk do të lejohet më në barrikadë asnjë lojtar i ekipit që sulmon, ndaj Lakazet ka qenë me fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online