Një “ton” me para, talenti i Lajpcigut drejt Anglisë

Skuadra e Lajpcigut ka nxjerrë në treg shumë talente vitet e fundit dhe përveç emrave si Forsberg dhe Verner, që i kërkon gjithë Europa, edhe në prapavijë ka një lojtar të shumëkërkuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dajot Upamekano.

Francezi ka qenë një lider në prapavijën e Lajpcigut dhe jo më kot ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve të njohura, përfshirë këtu dhe Arsenalin, që sipas ESPN, është gati të paguajë 70 milionë euro për shërbimet e tij. Upamekano ka një klauzolë 100 milionë euro, por nëse do të largohet, Lajpcigu mund të kënaqet dhe me 70.

Gjithsesi, Upamekano e ka thënë shpeshherë se dëshiron të luajë në Champions League, gjë që Lajcpigu ia siguron. Edhe “Topçinjtë” mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në Champions, nëse triumfojnë sot përballë Çelsit në finalen e Europa League, çka do të bënte edhe transferimin e Upamekanos shumë më të thjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online