Një tjetër Torres në majë, e kërkojnë 2 klube angleze

0

Ferran Torres është një nga të rinjtë spanjollë më të mirë të momentit. 19  -vjeçari luan me Valencian dhe ka treguar se është një talent bio. Arrin t’i mbulojë të dy pozicionet e krahëve të ofensivës dhe ka një të djathtë vrastare. Djaloshi duket se nuk e ka të sigurtë qëndrimin e tij te Valencia edhe pse është klubi që e ka formuar që në vogëli.
Arsenal dhe Leister janë klubet që e duan spanjollin e talentuar. Topçinjtë kanë nevojë për një lojtar me vizion të lartë dhe shpejtësi. Mesut Ozil është në fundin e tij dhe Denis Suarez ka treguar se është një lojtar tepër i brishtë. Ferran do të ishte një siguri e së tashmes dhe së ardhmes.

Edhe te Leister është afërsisht e njëjta situatë. Megjithatë, te “Dhelprat” nuk mund të sigurohet një qëndrim i sigurt, pasi dihen politikat e klubit për të përfituar nga talentet e mëdha. Gjithashtu në “King Poëer Stadium” djaloshi nuk do të bënte ndonjë kapërcim të madh në karrierë. Operacioni i blerjes së tij kushton rreth 40 milionë euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.