Një tjetër portugez për Ulvs, sulmuesi i Milanit drejt Anglisë

Skuadra angleze e Ulvërhampton ka krijuar një identitet si ekipi i duhur për lojtarët portugezë. Drejtori i skuadrës, Horge Mendesh, ka afruar në ekip shumë lojtarë cilësorë portugezë, si Diogo Zhota, Ruben Nevesh dhe Zhoao Mutinjo.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane dhe ato britanike, Ulvs do të marrë një tjetër portugez në ekip. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Andre Silva. Ky i fundit luajti këtë sezon si i huazuar te Sevilja dhe pas një nisje të zjarrtë, ritmi i tij ra shumë, duke bërë që klubi spanjoll ta rikthejë në Milano.

Por as kuqezinjtë nuk e duan në skuadër 23-vjeçarin dhe Ulvs është gati të përfitojë. Milani kërkon 26.6 milionë sterlina për sulmuesin, i cili këtë sezon shënoi 11 gola në 40 takime. Ulvs duket mëse gati për të paguar dhe Silva me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online