Një “tigër” për sulmin, Gallatasaraj synon goditjen e madhe

Pavarësisht moshës 33-vjeçare, Radamel Falkao mbetet një sulmues dhe goleador i frikshëm. Kolumbiani ka edhe një vit kontratë me Monakon, por aventurës në Principatë i ka ardhur fundi.

Gallatasaraji e kërkon Falkaon dhe Monako është gati të nisë bisedimet. Kampionët e Turqisë janë ambiciozë dhe duan të shkojnë sa më larg të jetë e mundur në Champions Ligë.

Nuhatja e golit dhe eksperienca e “El Tigre” vlerësohen shumë nga Gallata, që është gati të plotësojë kërkesat e lojtarit dhe klubit francez. Edhe Porto po monitoron situatën dhe dëshiron rikthimin e Falkaos tek ekipi ku kaloi dy sezone të mrekullueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *