Misioni më i vështirë i Gjicit, tani ka punë me kontratat

Kukësi u eliminua që në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor është përjetuar shumë keq. Presidenti Safet Gjici e konsideron një dështim të madh, edhe pse Debreceni rival ishte një kundërshtar shumë i vështirë dhe shikohej si favorit.

Numri një i klubit, së bashku me drejtorin sportin Nderim Nexhipi, do të duhet të bindin një pjesë të mirë të titullarëve të qëndrojnë. Valdet Rama është ai që do të linte një gropë të madhe te Kukësi. Ofertat nuk i mungojnë dhe dëshira e tij është që të luajë në Gjermani dhe të jetë pranë familjes.

Për ta bindur do të jetë shumë e vështirë. Veç sulmuesit anësor, janë edhe të tjerë lojtarë të cilëve u kanë mbaruar kontrata me eliminimin nga Europa League. Rinovimet me disa prej titullarëve nuk do të jenë të lehta, ndaj edhe presidenti Gjici do të duhet të nisë sa më parë nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online