Një mbrojtës nga Bundesliga për Junajtid, gati oferta konkrete

Mançester Junajtid ka probleme në prapavijë dhe këtë gjë nuk e zgjidhi dot as Zhoze Murinjo, që njihet për filozofinë e tij të lojës, me mbrojtje solide dhe të fortë. Si pasojë, bordi drejtues i “Djajve të Kuq” kanë vendosur që të sjellin përforcime në këtë repart.

Emri më i përfolur është ai i Zherom Boateng, por Bajerni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e gjermanit. Për më tepër, Boateng kushton më shumë se 100 milionë euro. Një alternativë më e lirë po studiohet nga Junajtid.

Bëhet fjalë për Xhonatan Tah, mbrojtësin e Leverkuzenit që për shumë sezone është në radarin e shumë skuadrave. Me vlerën e tij rreth 50-70 milionë euro, Junajtid duket gati për të paguar. Mësohet nga mediat gjermane se një ofertë prej 40 milionë eurosh ka mbërritur në zyrat e Leverkuzenit për Tah, por është refuzuar. Një ofertë e përmirësuar nga Junajtid mund t’i bindë drejtuesit gjerman që të shesin kartonin e mbrojtësit shumë të talentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online