Futboll dhe Kanabis, një klub në Las Vegas i bashkon të dyja

Las Vegas Lajts është një klub futbolli, i cili është krijuar vetëm një vit e gjysmë më parë. Ekipi luan në “USL Championship” në Amerikë, që është një ligë që është krijuar që në vitin 2011. Deri këtu është çdo gjë korrekte dhe e zakonshme.

Në rast se gërmojmë më shumë për klubin e Las Vegasit, atëherë do të zbulojmë se nga lajmet e fundit, ky klub ka bërë diçka të pazakontë dhe të rrallë për botën e futbollit dhe jo vetëm. Siç dihet, çdo klub futbolli ka një sponsor, dhe Las Vegas Lajts, ashtu si të gjithë ka një sponsor, që quhet “Two Roots Brewing Co.”.

Kjo e fundit është një birrari, që bazën e saj  e ka në San Diego dhe njihet shumë për prodhimin e birrës së mbushur me kanabis. Po, e dëgjuat mirë, birrë e mbushur me kanabis. Kjo birrë nuk lejohet nga ligjet e shtetit të Nevadës dhe për këtë arsye një version pak më ndryshe i birrës me kanabis do të lejohet të shitet në afërsi të stadiumit, kur Las Vegas Lajts të luajnë në shtëpi.

Birra e mbushur me kanabis që prodhohet në San Diego.

Vërtet diçka e pazakontë dhe shumë e çuditshme, sidomos për botën e futbollit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online