Flamurtari ka pasur probleme të shumta, por kjo nuk i pengon vlonjatët të mendojnë për sezonin e ri futbollistik. Julian Ahmataj pritet të jetë trajneri, ndërkohë që interes të madh ka për lojtarët që do të veshin fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm.
Administratori Sinan Idrizi ka premtuar lojtarët do të marrin me këste pagat e sezonit të shkuar. Nga ana tjetër ai ka pasur edhe një takim me dy prej titullarëve të sezonit të shkuar.
Sulmuesi Xhevahir Sukaj ka postuar një foto me Idrizin dhe Andi Ribajn, duke krijuar idenë se të dy këta futbollistë do të mbeten pjesë e Flamurtarit edhe kampionatin e ardhshëm.