“Faleminderit familja e madhe bluzi”, Ramadani ka një mesazh për Gjirokastrën

Behar Ramadani i ka dhënë fund një bashkëpunimi 4-vjeçar me klubin e Luftëtarit. Mesfushori shkodran u largua nga skuadra gjirokastrite me 114 aktivizime mbi shpinë dhe me statusin e kapitenit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka falënderuar ish-klubin e tij dhe tifozët gjirokastritë për atë periudhë që ai i cilëson si vitet më të bukura të karrierës së tij si futbollist.

Nuk di nga t’ia nis më parë dhe tani po e kuptoj sa e vështir është të flasësh për këtë moment. Erdhi momenti që t’i them mirupafshim Gjirokastrës dhe Luftëtarit . I jam shumë mirënjohës Gjirokastrës dhe Luftëtarit për gjithë këto vite që kaluam bashkë, vitet më të bukura të karrierës sime. Përveç anës sportive i jam shumë mirënjohës Gjirokastrës pasi aty kam njohur shok dhe miq që do i kem gjithë jetën. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij Luftëtari që fitoi zemrat e shumë sportdashësve jo vetëm në Gjirokastër por dhe në qytetet e tjera te Shqiperis. Nuk gjej fjalë që ti falënderoj nga i pari tek i fundit të gjithë ato që na mbështeten gjatë këtyre viteve të mrekullueshme për mua dhe për Luftëtarin. Falënderoj të gjithë punëtoret e klubit nga i pari tek i fundit, të gjithë stafet teknike që punuam bashkë, falënderoj presidentin Tavo që më dha mundësin të isha pjesë e Luftetarit, tifozët dhe sportdashësit e mrekullueshëm dhe model te Gjirokastrës që na mbështetën ne çdo hap tonin. Një falënderim të madh dhe të veçantë kam për te gjithë futbollistët qe ishin pjesë e Luftëtarit përgjatë këtyre viteve qe unë isha pjesë e tij. Shumë faleminderit familja e madhe bluzi. Respekt pafund për ju dhe Luftëtarit ishalla ta shohim ti kthehet ditëve të tij më të bukura. Mirupafshim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online