Një “El Clasico” pa Mesin e Ronaldon, ja si ishin skuadrat 11 vite më parë

Pasditen e së dielës e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në Spanjë, konkretisht në Barcelonë, në mitikun “Camp Nou”. Barcelona pret Realin e Madridit për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni. Katalanasit ndodhen në vendin e parë aktualisht dhe e kanë lënë pas momentin e keq të disa javëve më parë.

Ndërkohë, madrilenët nga ana tjetër nuk duken në formë të mirë, teksa kanë grumbulluar 14 pikë pas 9 ndeshjesh në La Liga dhe kanë marrë një mal me kritika deri tani. Largimi i trajnerit Zidan dhe sidomos Kristiano Ronaldos duket se ka lënë një boshllëk të madh në ekipin e Realit. Gjithsesi dhe Barcelona në këtë sfidë do të vuajë mungesën e Leo Mesit, pas dëmtimit që argjentinasi pësoi në ndeshjen ndaj Sevijas.

Duket disi e çuditshme të shohim një “El Clasico” pa Kristiano Ronaldon dhe Leo Mesin në fushë. Gjithsesi, kjo gjë do të ndodhë pasditen e të dielës, për herë të parë pas plot 11 vitesh. 23 dhjetori i vitit 2007, ishte përballja e fundit mes Barcelonës dhe Realit, ku në fushë nuk ishte as Ronaldo dhe as Leo Mesi. Që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra, por gjithsesi ia vlen t’u hidhet një sy formacioneve të “El Clasicos” së fundit të luajtur pa asnjë nga dy lojtarët në fushë.

Sfida e luajtur në “Camp Nou”, në atë kohë përfundoi me fitoren e miqve nga Madridi. Një gol i Zhulio Baptistës i dha fitoren Realit, i cili në atë kohë festoi dhe titullin në fund të sezonit. Barcelona nga ana tjetër, e mbylli sezonin në vendin e tretë, pas Vijarealit.                                                                        BARCELONA

                                                                           REAL MADRID

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online