Çyrbja: Laçi i hap punë çdo kundërshtari, do të vijë dita që do shënoj

0

Arbër Çyrbja la Teutën për të kaluar te Kukësit. Mesfushori anësor ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës me verilindorët, por beson se shumë shpejt dhe goli do të vijë, teksa për “RTSH Sport” shprehet: “Nga ana fizike jam shumë mirë. Do të vij dita që do ta gjej dhe golin”.

Kuksianët si çdo edicion kanë objektiva madhorë, pasi pretendojnë që të marrin titullin kampion. Shijakasi e di mirë se rruga është e gjatë, por beson se skuadra e tij do të arrijë që të jetë aty ku duhet: “Kukësi dihet se çdo fillim sezoni ka objektiv titullin. Rruga është shumë e gjatë, por besoj se do të arrijmë aty ku duhet”.

Kundërshtari i radhës për Kukësit është Laçi, që në sezonin e parë ka marrë një barazim 1-1. E veçanta është se ndeshja do të luhet sërish në “Elbasan Arena”, pasi dhe kurbinasit po kryejnë punime në stadiumin  tyre. Çyrbja thekson se kundërshtari i radhës ka treguar se mund t’i hapë probleme çdo kundërshtari, por kjo nuk e frenon aspak ekipin e tij që të kërkojë maksimumin: “Laçi është një ekip që jo vetëm Kukësit, por çdo skuadre mund t’i hapë probleme. Ne në çdo ndeshje ne futemi për të marrë fitoren”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.