PSG po zien momentalisht nga çështja Nejmar, me brazilianin që sipas gjasave do të kalojë te Barcelona. Gjithsesi, pavarësisht se vëmendja kryesore është te kjo çështje, drejtuesit e PSG-së, me Leonardon në krye, nuk e kanë lënë pas dore merkaton.
Përkundrazi, duket se francezët janë gati për të finalizuar blerjen e parë të këtij afati kalimtar. Sipas mediave spanjolle, Pablo Sarabia pritet që të jetë lojtari i ri i PSG.
Mesfushori i avancuar do të kalojë nga Sevija në Paris, me francezët që do të paguajnë klauzolën prej 18 milionë eurosh. 27-vjeçari ishte prej tri vitesh pjesë e andaluzianëve, me këta të fundit që e kishin blerë nga Getafe për vetëm 1 milion euro.