Nis epoka e re, flasin tre blerjet e Milanit

0

Tri blerjet që mbyllin merkaton e Milanit Laksalt, Bakajoko dhe Kastijeho kanë folur para gazetarëve për aventurën e re në skuadrën kuqezi. Të tre lojtarët janë shprehur mjaft të nderuar që do të veshin fanellën e skuadrës 7-herë kampione të Champions-it. Vlerësimet për historinë e klubit nuk kishin si të mungonin, teksa premtuan se do të japin maksimumin për trajnerin dhe fanellën.

LAKSALT – “Ardhjen te Milani e kam përjetuar si një ëndërr që po bëhet realitet. Isha shumë pranë Zenitit, por kur më kërkoi Milani, nuk u mendova dy herë. Është diçka e veçantë kur komunikon me figura si Maldini dhe Leonardo. Roli? Ajo pjesë i takon trajnerit, Gatuzo do të vendosë se ku do të luaj ”.

KASTIJEHO – “Emocionet nga San Siro? Kam qenë dikur me familjen vite më parë, ishte një eksperience e paharrueshme. Mezi po pres të luaj aty. Kam zgjedhur numrin 7, pasi është një numër që më pëlqen dhe ishte i lirë, gjithsesi këto janë gjëra dytësore. Roli? Më së shumti kam luajtur si anësor i djathtë. Do të bëj maksimumin për të luajtur kudo që më kërkon trajneri”

BAKAJOKO “Vij pas një eksperience nga kampionati anglez. Gjërat nuk shkuan ashtu siç e prisja, por mund të them se kam marrë shumë mësime. Tani jam i fokusuar vetëm te Milani. Krahasimi me Desajin? Pa dashur të tregoj mungesë respekti, ai ishte një mbrojtës, ndërsa unë luaj në mesfushë, gjithsesi shpresoj të arrij sukseset që ai pati këtu. Ka ngjashmëri midis Kontes dhe Gatuzos, e vërej këtë në stërvitje, por akoma nuk kemi folur për rolin tim, detyrat që do të kem etj… Futbolli italian është shumë i ndryshëm nga ai anglez. Besoj se më punë do ta përshtatem shpejt  falënderoj klubin, jam shumë i lumtur për këtë mundësi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.