“Demat” rikthejnë Sorianon: Faleminderit për mundësinë!

Pas dy sezonesh në Spanjë është rikthyer sërish në Itali dhe këtë herë do të veshë fanellën e Torinos. Roberto Soriano ka lënë Vijarealin dhe do të luajë në Serinë A. Klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin me të drejtë blerje të 27-vjeçarit.

Sezonin e fundit Soriano është aktivizuar në 22 ndeshje dhe gjysmën e takimi i ka nisur si titullar. Në 2016-2016 mesfushori arriti të realizonte 9 gola, ndryshe nga vjet, kur nuk mundi dot që të shënonte. Presidenti Kajro e vlerëson këtë lëvizje të bërë në merkato, ndërkohë që vetë mesfushori ka thënë fjalët e para pas transferimit.

“Eksperienca në Spanjë ishte e mirë dhe më bëri të njoh dhe zbuloj gjëra të reja, por dëshira për t’u kthyer dhe për t’u përballur sërish në Serinë A rritej disa ditës. Kjo është arsyeja pse unë dua të falënderoj presidentin Kajro dhe Torinon për mundësinë që më kanë dhënë. Tani është radha ime të meritoj vëmendjen dhe besimin e dhënë. Mezi pres të nis dhe të vë veten në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të skuadrës, duke e bërë këtë me përulësi dhe me dëshirën për të bërë mirë”, është shprehur Soriano për faqen e klubit. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Sampdorias dhe Empolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online