Ngec rinovimi i Bufonit, PSG ndryshon strategji

U përfol shumë për një rinovim edhe për dy vite të tjera të Xhixhi Bufon me PSG, por një gjë e tillë është komplikuar. Sipas raportimeve që vijnë nga Franca, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndryshojnë strategji për sezonin e ardhshëm.

41-vjeçarit italian i përfundon kontrata me PSG në fund të këtij sezoni dhe nuk dihet akoma se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Sipas “L’Equipe”, PSG po mendon t’i japë prioritet lojtarëve të rinj në moshë. Klubi nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovim emrave si: Bufon, Dani Alvesh, Edinson Kavani dhe Tiago Silva.

Eliminimi i papritur kundër Mançester Junajtid në Champions ka bërë që drejtuesit e kampionëve të Francës të zgjedhin një tjetër rrugë për të ardhmen, duke ulur moshën mesatare të ekipit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online