Nga Laçi, në Kamzë: Vetëm tre pikët bëjnë punë

0

Laçi-Kastrioti dhe Kamza-Kukësi janë përballjet që mbyllin javën e 14-t të Kategorisë Superiore. Verilindorët duan titullin kampion dhe pas humbjes së Partizanit dhe barazimit të Skënderbeut kanë mundësinë të ngushtojnë diferencën me të kuqtë dhe korçarët.

Por nga ana tjetër edhe Kamza është e motivuar, pasi Tirana u ndal në barazim dhe Luftëtari humbi. Sikurse kuptohet, edhe Kastrioti  me një fitore në Laç do i afrohej bardhebluve me një pikë. Laçi duhet të ndjekë vendin e tretë dhe kështu për të katër ekipet fitorja është rezultati i vetëm që u bën punë.

Formacionet e mundshme: Kamza ka disa mungesa, ashtu sikurse edhe Kukësi. Avdyli, Malaj dhe Orelesi nuk janë. Kirev luan në portë, Arrabal zhvendoset në mesfushë dhe i lë vendin Teqjes në mbrojtjes. Roloviç do mbështetet në sulm nga Plaku, kurse nga krahët pozicionohen Fukui e Zisi.

Te Kukësi mungesat janë pesë: Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Zguro dhe Tigruxha. Krasniqi pritet titullar në mbrojtjes, ndërkohë që Çyrbja e Ethemi priten titullarë nga krahët e sulmit. Uilliam Kordeiro do luajë disi më i tërhequr.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E diel, më 25 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Kamza”, Kamzë

KAMZA-KUKËSI

KAMZA: Kirev, Frashëri, Teqja, Beqiri, Idrizaj, Zisi, Arrabal, Mehmeti, Plaku, Fukui, Roloviç. Trajner: Ernest Gjoka

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Qaqi, Krasniqi, Cuculi, Kordeiro, Ethemi, Shkodra, Dzaria, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

GJYQTARË: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Klajdi Kola

DELEGAT: Besnik Çela; VËZHGUES: Plarent Kotherja

Te Laçi Sefgjini e Berisha janë të pezulluar me kartonë. Pjeshka do të debutojë në të majtë të mbrojtjes, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit do të jetë ajo e zakonshmja, me Altiparmakovskin në majë të sulmit.

Nica nga ana tjetër e di që ekipi i tij duhet të jetë i ekuilibruar. Veç katër mbrojtësve, në mesfushë janë edhe Domgjoni e Ymeri që kanë detyrë të ndalin aksionet e kundërshtarëve. Roxher, shënuesi më i mirë i tyre, do të ketë detyrën të shënojë dhe luan përpara në sulm.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E diel, më 25 nëntor, ora 14:00
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KASTRIOTI

LAÇI: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Pjeshka, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altiparmakovski. Trajner: Migen Memelli

KASTRIOTI: Kuka, Husein, Shehi, Çela, Stijepoviç, Domgjoni, Ymeraj, Okebugu, Shehu, Bardhi, Roxher. Trajner: Stavri Nica

GJYQTARË: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Rejdi Zajimi, Andi Koçi

DELEGAT: Bujar Pregja; VËZHGUES: Kastriot Xhaferraj

Java e katërmbëdhjete e Kategorisë SuperioreK.F Laçi vs KS KastriotiBiletat mund ti gjeni ditën e dielë pranë biletarisë së stadiumitÇmimetTribuna kryesore – 500 LekëTribunat e tjera – 200 Lekë

Gepostet von blinibileta.com powered by t.ticket am Donnerstag, 22. November 2018

INFORMACION PËR BILETAT
Në të dyja këto ndeshje çmimet janë të njëjta. Për ta parë ndeshjen në tribunën kryesore kushton 500 lekë, kurse në tribunat e tjera 200 lekë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.