Nexhipi me mision, ky është objektivi i parë i Kukësit

Kukësi po mendon për ndeshjet e kupave të Europës dhe drejtuesit janë hedhur në sulm për ta afruar në skuadër brazilianin Roxher Zhunior. Autori i 10 golave me Kastriotin këtë sezon i ka bindur verilindorët. Sulmuesi anësor në verë iu bashkua Kukësit dhe nuk bindi, çka bëri që të arrihej një marrëveshje huazimi me krutanët.

Te skuadra e Devolli ai ka bërë shumë dhe dëshira e Roxher është të largohet nga Shqipëria. SportEkspres.com mëson se drejtori Nderim Nexhipi ka nisur tratativat me menaxherin e lojtarit dhe synohet që të bindet që Roxher të jetë pjesë e Kukësit në vazhdim.

Çështja kontraktuale mes palëve është mister, por ajo që ka rëndësi është që momentalisht ka bisedime. Gjatë kohës që braziliani ishte pjesë e Kastriotit do të duhet të ishte paguar edhe nga Kukësi, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. Njëfarë zhgënjimi nga kjo situatë e ka dhe mbetet për t’u parë nëse Roxher do pranojë të kthehet te Kukësi.

Ai ka oferta të ndryshme dhe i duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka në fakt mund të jetë një opsion shumë i mirë për 23-vjeçarin, i cili do të kishte mundësinë të luante në kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm të luftojë për trofe në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online