Nejmar kurrë nuk ka luajtur në Angli, përveç se në ndonjë natë Champions-i, ose miqëore me kombëtaren e Brazilit. Premier League është një eksperiencë që ai nuk e ka provuar ende, por në një intervistë për “Daily Express” braziliani e pranon se është një ndjekës i rregullt i kampionat anglez.
“Siti do ta fitojë sërish kampionatin këtë vit. Junajtid do dalë në vend të dytë, ndërsa Çelsi në të tretin e Totenhmemi në katërtin”, tha braziliani gjatë intervistës së shkurtër me gazetën angleze.
Çudia më e madhe e deklaratës së Nejmar është se Liverpuli sipas tij nuk do të renditet as në katërshe, por kjo mund të jetë bërë me dashje nga ai për të acaruar ekipin e Klop, me të cilin do të bardhet në fazën e grupeve të Champions-it.