Në Itali janë të fiksuar pas Barrelës, zbulohet “megaoferta” e Napolit

Mesfushori i Kaljarit Nikolo Barrela është kthyer në një prej lojtarëve më të kërkuar të kampionatin italian.  Në zyrën e klubit nga Sardenja po vijnë oferta nga më të ndryshmet për 21-vjeçarin. Një të tillë e ka zbuluar e përditshmja italiane “Il Mattino”.

Oferta e zbuluar nga gazeta italiane ka ardhur nga klubi i Napolit. Nënkampionët e Italisë kanë ofruar 35 milionë euro dhe kartonin e algjerianit Adam Unas në këmbim të shërbimeve të Barrelës, i cili konsiderohet si një ndër mesfushorët me premtues në Europë.

Kontrata e Barrelës me Kaljarin mbaron në vitin 2022, por është mëse e sigurt që 21-vjeçari është në muajt e tij të fundit në ishullin  e Sardenjës. Te Kaljari ndihen komod në këtë situatë, pasi shitja e talentit të mesfushës do t’i garantojë atyre një shumë që ta thyejë rekordin e shitjes se francezit Xhonatan Zebina, i cili u ble 16 vite më parë nga skuadra e Romës për 18 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online