Bomba e “Der Spiegel”, UEFA fshehu dopingun e një fituesi të Champions-it

Media e njohur gjermane “Der Spiegel” ka tronditur botën e futbollit duke nxjerrë publike disa nga dokumentet sekrete të platformës investigative “Football Leaks”. Ditën e djeshme, artikulli mbi marrëveshjet e fshehta të UEFA-s me klubet e PSG-së dhe Mançester Sitit bëri shumë zhurmë, por në të njëjtin artikull thuhej se në ditët në vazhdim do të ketë  zbulime të tjera tronditëse.

“Der Spiegel” pritet të nxjerrë emrin e një futbollisti të njohur, i cili ka fituar disa herë trofeun e Champions League. Lojtari në fjalë ka rezultuar pozitiv pas një testi dopingu, por ndërhyrja e zyrtarëve të lartë të klubit të tij ka bërë që UEFA të bëjë një sy qorr.

UEFA është krenuar shpesh mbi faktin që aplikon një politikë me “tolerancë zero” ndaj dopingut, por nëse ky rast do të jetë i mbështetur në prova konkrete, atëherë kredibiliteti i këtij institucioni do të marrë një goditje dërrmuese.

Fakti që “Der Spiegel” thotë se lojtari e ka fituar disa herë Champions-in, na bën të mendojmë që kemi të bëjmë me një prej lojtarëve të skuadrës së Real Madrid, pasi klubi spanjoll ka fituar 4 nga pesë edicionet e fundit të këtij turneu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online