Dy shqetësime për Alegrin, Ronaldo… super

Juventusi festoi ditën e djeshme ditëlindjen e 121-të. Gjithsesi, në kampin e Masimiliano Alegrit nuk ka shumë kohë për festë, pasi të gjithë mendojnë ndeshjen me Kaljarin. Në stërvitjen e sotme ritmi ka qenë i lartë, por mbi të gjithë ka spikatur Kristiano Ronaldo, i cili konfirmon dhe një herë formën e mirë që po kalon.

Sa i përket mungesave nuk kanë qenë me grupin Bernardeski dhe Kielini. Të dy kanë shfaqur probleme fizike. Si sulmuesi dhe mbrojtësi vështirë se do të jenë në fushë në ndeshjen e radhës, kjo për faktin se Alegri ka mjaftueshëm alternativa, por mbi të gjitha vëmendjen më të madhe e ka në ndeshjen e mesjavës së ardhshme, ku do të përballen me Mançester Junajtid, ku dhe do të kërkojnë kalimin e grupit, pasi me një fitore matematikisht do të ishin në raundin tjetër.

Juventusi këtë edicion ka synim triumfin në Champions, pasi në Seria A gjithçka po shkon mirë dhe ka nisur shkëputja. me Ronaldon në skuadër, bardhezinjtë konsiderohen si një prej skuadrave favorite për të triumfuar dhe në Ligën e kampioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online