Në Itali e bëjnë të sigurt, ky është klubi i ri i Ikardit!

Interi është në një situatë të vështirë me Mauro Ikardin. Fotot “hot” të sulmuesit me bashkëshorten Vanda Nara i kanë acaruar zikaltrit, ndërkohë që argjentinasi nuk ka më dëshirë të qëndrojë te skuadra aktuale. Vendimin e tij nuk e ndryshon as ardhja e Antonio Kontes. Të paktën kështu raportohet nga mediat në Itali dhe konkretisht nga Gazzetta dello Sport.

Nuk janë vetëm fotot ato që Ikardin e largojnë. Edhe deklaratat e Vandës kanë ndikimin e vet, sikurse edhe raporti me Paratiçin e Juventusit. Të gjitha rrugët e çojnë sulmuesin drejt Torinos. Te Interi janë të bindur: Ikardi-Nara po përpiqen të detyrojnë zikaltrit që ta shesin sulmuesin.

Vanda kërkon të mbetet në Itali, ndaj opsionet jashtë bien. Juventusi është klubi i dëshiruar dhe Interi nga krahu tjetër do të duhet së shpejti të ulet të bisedoje me bardhezinjtë. Transferimi që nuk u bë verën e shkuar duket se do të ndodhë këtë herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online