VIDEO | Stephen Curry makineri, përmbys i vetëm Blazers

Golden State Warriors janë në rrugë të mbarë drejt finales së madhe, teksa kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Portland Trail Blazers. Një ndeshje mjaft e luftuar, që përfundoi me rezultatin e ngushtë 114-111. Miqtë e nisën më mirë dhe në gjysmën e parë të ndeshjes regjistruan 15 pikë më shumë se kampionët në fuqi. Në periodën e tretë Warriors i barazuan shifrat dhe në fund shënuan tre pikë më shumë, mjaftueshëm për të triumfuar.

Stephen Curry ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar 37 pikë për kampionët në fuqi. Ylli i Warriors gjithashtu regjistroi edhe 8 asiste dhe po aq topa të rikuperuar në tabelë. Një derbi i fituar edhe me vëllanë e tij, Seth Curry, autori i 16 pikëve. Të dy së bashku realizuan 53 pikë dhe në fazën play-off më shumë kanë shënuar vetëm Bernard dhe Albert King në vitin 1983, konkretisht 57 pikë.

Klay Thompson (24 pikë) gjithashtu bëri një ndeshje të mirë, ashtu sikurse Draymond Green (16 pikë, 7 asiste, 10 rebound). Damian Lillard (23 pikë, 10 asiste, 5 rebound) dhe CJ McCollum (22 pikë, 5 asiste, 3 rebound) nuk ia dolën dot të mposhtin Warriors, por do tentojnë të hapin garën në sfidën e tretë.

NBA PLAY-OFF | FINALJA E KONFERENCËS SË PERËNDIMIT
Golden State Warriors-Portland Trail Blazers 114-111 (2-0)
(29-31, 21-34; 39-24; 25-22)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online