Në Francë zbulojnë ofertën e “çmendur”, Reali nis sulmin për Mbapenë

Tashmë është e sigurt që objektivi i madh i Realit të Madridit për merkaton e verës është Kilian Mbape. Rikthimi i Zidanit në krye të stolit ka rikthyer “Los Blancos” në garë për yllin e PSG-së.

Sipas “France Football”, Reali do të ofrojë 280 milionë euro për kartonin e 20-vjeçarit. Revista franceze raporton se negociatat do të nisin në javët e ardhshme dhe do të vazhdojnë gjatë.

Reali rivalizoi fort me PSG në verën e vitit 2017 për shërbimet e Mbapesë, i cili ishte pjesë e Monakos. Oferta e Florentino Perez arriti deri në 180 milionë euro. Duke i shtuar dhe 34 milionë taksa, ajo mbërrinte në 214 milionë euro, por sulmuesi zgjodhi ekipin e qytetit të lindjes.

Kampioni i botës me Francën është lodhur nga dështimet në Champions Ligë dhe do e mirëpriste një transferim në kryeqytetin francez. PSG vështirë se do të heqë dorë nga shërbimet e tij, por Reali ka gati 280 milionë euro, ndërsa ndikim të madh do të ketë edhe vullneti dhe dëshira e vetë lojtarit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *