Në 2012-ën e quajti bir k****, tani është shok skuadre me Mesin

Junior Firpo është një nga lojtarët që po kërkohet me ngulm nga Barcelona. Mbrojtësi i talentuar bëri një sezon të shkëlqyer me Real Betisin dhe konsiderohet si një nga spanjollët më premtues. Barcelona e sheh si pasuesin ideal te Zhordi Alba, që është në perëndim të karrierës.

Por, në vitin 2012, kur Firpo ishte vetëm 15-vjeç, ka thënë disa gjëra aspak të mira për Lionel Mesin, që me shumë gjasa do e ketë shok skuadre. Mëngjarashi shkroi asaj kohe në rrjetet e tij sociale: “Bir k****. Po të isha në një fushë me ty, do të t’i thyeja këmbët!”

Sot, mbrojtësi i Betis ka shfrytëzuar “Mundo Deportivo” për të pastruar imazhin e tij: “Kam qenë thjesht një fëmijë. Po tallesha me një shokun tim që është fans i madh i Mesit. Nuk kam asnjë dyshim që Leo është lojtari më i mirë në botë”, tha mes të tjerash Firpo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online