“Gënjeshtar, mendon veç për paratë”, Benitez sulmohet nga ish-presidenti

Rafa Benitez mbylli aventurën 3-vjeçare me Njukasëllin dhe nuk kaloi shumë kohë për të gjetur ekipin e ri. Trajneri i njohur spanjoll vendosi të largohet nga futbolli evropian dhe të pranonte ofertën tunduese të kinezëve të Dalian Jifang.

59-vjeçari do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon tek ekipi i ri, aty ku do të gjejë emra si Marek Hamshik dhe Janik Karrasko. Me sllovakun ka punuar dy vite te Napoli gjatë sezoneve 2013-2015.

Spanjolli i njohur ka marrë disa kritika nga ish-presidenti i tij te “qymyrxhinjtë”, Majk Eshli. Ky i fundit është zhgënjyer nga Benitez dhe e akuzon atë se mendon vetëm për paratë.

Lamtumira e tij kishte lidhje me paratë, por mund ta thoshte menjëherë diçka të tillë. Kur dëgjon fjalët që tha pasi u largua mendon se skuadra vjen e parë për të, por jo. Atij i interesojnë vetëm paratë. Mori vendimin më komod, zgjodhi milionat kinezë dhe u transferua në Azi. Më ka zhgënjyer totalisht”, theksoi Majk Eshli.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online