Ndodhi me Nejmar, tani me Ozil! Historia e Emeri me lojtarët e mëdhenj

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emeri ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë, pasi iu bashkua “topçinjve” në një moment krize dhe pas një ndryshimi që nuk ndodhte prej 22 vitesh. Që në momentin e parë kur erdhi, spanjolli tha se Mesut Ozil do të jetë kapiteni i skuadrës dhe do të jetë pikë referimi për planet e tij, por nuk ndodhi kështu…

Mesfushori gjerman vazhdon të ngrohë stolin dhe në disa raste, nuk grumbullohet fare, për arsye taktike siç thotë Emeri. Kjo situatë nuk po pëlqehet aspak nga tifozët londinezë, por as nga legjenda të klubit. Rei Parlour, një ish-lojtar i Arsenalit, ka kritikuar ashpër teknikun spanjoll.

“E njëjta gjë i ndodhi dhe me Nejmarin dhe u shkarkua”,- tha fillimisht Parlour për Emeri. “Ozil ka vite që luan këtu dhe jep gjithçka për skuadrën, prandaj më duket si një veprim i pamenduar mirë nga Emeri. Kjo gjë i kushtoi pankinën te PSG-ja, ndoshta do t’i kushtojë dhe pankinën e Arsenalit”,- përfundoi ish-futbollisti, i cili beson se “fuqinë” sot në futboll e kanë lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *