Superiorja në tre ditë, publikohen çmimet e biletave

Superiorja nis të premten, për të vijuar me takimet e tjera të shtunën dhe të dielën. Zhvillohen pesë takime mjaft interesante, ndërkohë që së fundmi kompania Blinibileta.com ka njoftuar për çmimet e biletave për katër prej këtyre takimeve.  Çmimet variojnë nga 200 lekë, në 700 lekë. Më poshtë informacioni i plotë.

NJOFTIMI NGA BLINIBILETA.COM – Java e 22-të e Kategorisë Superiore nis ditën e premte me sfidën Europiane, Teuta – Kukësi. Vetëm një ndeshje të premten e po aq të shtunën, ku në kryeqytet Tirana do të presë Luftëtarin e Gjirokastrës. E diela mbyllet me dy takimet të tjera, ku kryesuesit e kampionatit udhëtojnë në Laç dhe Skënderbeu i Korçës udhëton drejt Vlorës për tu përballur ndaj Flamurtarit.

TEUTA – KUKËSI (15.02.2019, ora 18:00; Stadiumi “Niko Dovana”)
Tribuna A&B – 500 Lekë të reja
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë të reja
Tribuna C & E – 200 Lekë të reja
Tribuna (Miqtë) – 300 Lekë të reja

TIRANA – LUFTËTARI (16.02.2019, ora 17:00; Stadiumi “Selman Stërmasi”)
Tribuna A1, A2, B1, B2 – 1000 Lekë të reja
Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja
Tribuna H (Miqtë) – 300 Lekë të reja

LAÇI – PARTIZANI (17.02.2019, ora 14:00; Stadiumi “Laçi”)
Tribuna kryesore – 500 Lekë të reja
Tribunat B – 200 Lekë të reja
Tribuna C (Miqtë) – 300 Lekë të reja

FLAMURTARI – SKËNDERBEU (17.02.2019, ora 17:00; Stadiumi “Flamurtari”)
Tribuna qendrore – 700 Lekë të reja
Tribuna A&B – 400 Lekë të reja
Tribuna C&D – 200 Lekë të reja
Tribuna (Miqtë) – 300 Lekë të reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online