Ndeshja skandaloze kundër PSG-së, justifikohet Sançez: Më dëmtoi arbitri!

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Aleksis Sançez është rikthyer pas në kohë, për t’iu përgjigjur kritikëve të tij të shumtë. Javën e shkuar, sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë përballë PSG-së në Ligën e Kampionëve, por bëri një ndeshje për t’u harruar. 30-vjeçari ka folur sot për faqen zyrtare të klubit, ku është justifikuar për paraqitjen e tij të dobët përballë kampionëve të Francës.

“U futa në fushë i dëmtuar. Kur po bëj nxehjen gjatë pjesës së parë, arbitri anësor më goditi në këmbë. Po shikoja ndeshjen dhe për një moment nuk isha i vëmendshëm, të njëjtën gjë po bënte dhe arbitri dhe përplasja ishte shumë e fortë.

“Gjatë gjithë pushimit, doktorët u morën me mua dhe Solskjaer më tha që do të luaja në pjesën e dytë. Për një moment harrova dhimbjen, por nuk isha i gatshëm të jepja maksimumin. Ky nuk është justifikim për ndeshjen time, por dua të them se ishte një goditje shumë e fortë”,- u shpreh Sançez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online