Lajme të mira për Milanin, objektivi i tyre në luftë me trajnerin

Milani kërkoi me ngulm në fundin e merkatos së janarit mesfushorin e avnacuar të Nicës, Alan Sant-Maksimin. Tratativat për transferimin e tij nuk arritën të finalizoheshin, pasi ekipi francez nuk ishte dakord, kjo dhe për faktin se ishte fundi i merkatos dhe nuk kishin kohë të mjaftueshme për gjetjen e një zëvendësuesi.

Në sfidën e fundit të ekipit të tij, ku Nica u mposht në transfertë ndaj Anzhers 3-0, Sant-Maksimin nuk udhëtoi me skuadrën. Arsyeja për këtë vendim ishte se 21-vjeçari ishte sëmurë. Gjithsesi, trajneri Patrik Vieira, duket se nuk e ka pritur mirë këtë vendim dhe mes tij e lojtarit duket se ka nisur një “luftë”, ku pritet të përfitojë Milani.

Pas humbjes së ndeshje, Vieira deklaroi: “Sant-Maksimin më tha që ishte sëmurë. Jam i zhgënjyer që nuk udhëtoi me ne. Ishte një vendim i tiji, as i imi as i doktorëve. Është shumë zhgënjyese.”

Sant-Maksimin iu përgjigj fjalëve të trajnerit, duke këmbëngulur që ai nuk ndihej mirë dhe ishte sëmurë. Gjithashtu, francezi bëri dhe një postim në Instagram, ku shkruante: “E vërteta nuk është ajo që thuhet por ajo që provohet.”
https://www.instagram.com/p/Bt-tgyKn2Hl/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online