Napoli mbetet vetëm, Hames bashkohet me Ançelotin

Hames Rodriges nuk është më një ëndërr, por një realitet i afërt në Napoli. Kolumbiani është “tranzit” në Madrid, me Perez që pret oferta për ta shitur. Mediet italiane raportojnë se Napoli është shumë pranë përfundimit të kësaj marrëveshje.

Është arritur dakordësia mes të gjitha palëve dhe në ditët e ardhshme do të kemi lançimin e blerjes më të re të klubit italian. Edhe Atletiko ka shfaqur interes për 27-vjeçarin. Gjithsesi, blerja rekord e Zhoao Feliks për 126 milionë euro nga Benfika e nxjerr automatikisht nga gara klubin bardhekuq.

Për momentin po diskutohet formula e transferimit dhe shifra e blerjes së lojatrit. Ardhja e Hames pritet të jetë në formën e huazimit me blerjen përfundimtare në fund të sezonit të ardhshëm. Kolumbiani nga ana e tij ka arritur dakordësinë për të zbarkuar në Napoli. Bashkimi më një trajner të dashur për të si Ançeloti, është gjëja më e mirë për fantazistin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online