Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të paguajë 40 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e Hamez Rodriguez. Ky vendim i drejtuesve të klubit bavarez është mirëpritur nga vetë kolumbiani, i cili është vënë në kërkim të një klubi të ri.
27-vjeçari nuk është në planet e Zidan dhe pritet që shitja e tij të gjenerojë të ardhura shtesë për blerjet e Real Madrid. Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, destinacioni i radhës për kolumbianin do të jetë Napoli, ku e pret ish-trajneri i tij Karlo Ançeloti.
Hamez ka një raport mjaft të mirë me Ançelotin, me të cilin ka punuar te Real Madrid dhe Bajern Mynih. Raporti i mirë që ekziston mes palëve mund të rezultojë vendimtar për këtë transfertë. Vetë presidenti Aurelio De Laurentis paralajmëroi fansat për një blerje të madhe mesa duket Hamez Rodrigez do të jetë blerja numër një e Napolit gjatë kësaj merkato vere.